Live

Cardi B luan në filmin “Fast&Furious 9”

10:10 / 23 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Reperja e famshme amerikane Cardi B i është bashkuar kastit të filmit “Fast & Furious” që pritet të dal i 9-ti në radhë.

Këtë e ka bërë të ditur njëri nga aktorët kryesor të filmit Vin Diesel përmes një postimi në Instagram, transmeton KosovaLive.

I ashtuquajturi “Domenik” ka shpërndarë një video ku shihet së bashku me Cardi B duke treguar se kanë dhënë gjithçka për filmin e ri “Fast & Furious 9”.

Krijuesja e hiteve si “BodakYellow” dhe “I like it” në videon e publikuar shfaqet mjaft entuziaste.

Ndryshe Fast & Furious është një seri mjfat e suksesshme filmash që ka mbledhur aktorë nga më të popullarizuarit. Ndonëse ende nuk ka një datë të saktë pritet që “Fast & Furious 9” të shfaqet në kinema në vitin e ardhshëm.

Shpërndaje në

U Kopjua