Live

Çdo donacioni i juaji për familjet e prekura nga vërshimet në Kosovë do të dyfishohet

13:50 / 15 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Përveç rëndimeve financiare nga përballja me rritjen e çmimeve këto vitet e fundit, në janar të këtij viti qytetarët e Skenderajt, Mitrovicës dhe Klinës u përballën edhe me reshje të fuqishme shiu, të cilat shkaktuan përmbytje.

Në Skenderaj rreth 400 shtëpi janë dëmtuar nga vërshimet, derisa edhe në Mitrovicë rreth 150 shtëpi tjera u dëmtuan nga vërshimet. 10 shtëpi të tjera duhet të rindërtohen krejtësisht, pasi që gjithçka në to është shkatërruar nga vërshimet.

Vërshime pati edhe në Klinë, Rreth 600 shtëpi i dëmtuan atje.

Aferdita Gjoklaj, një aktiviste nga Kosova në Zvicer, ka nisur një iniciativë për tu siguruar ndihmë financiare të prekurve nga vërshimet, e që po mbështetet nga “Z Zurich Foundation”, fondacioni i njërës prej kompanive më të mëdha te sigurimeve në Zvicër, “Zurich Insurance Group”.

Iniciativa parasheh DYFISHIMIN e çdo shume parash që do të dhurohet për këto familje në nevojë, përmes linkut të mëposhtëm: https://benevityapp.page.link/duhP88iAzGCGf7rg7.

Fondet e mbledhura deri më datë 28.02.2023, sipas marrëveshjes do t’i dhurohen organizatës gjermane në Kosovë “Help in Kosovo”, të cilët do ti përdorin këto fonde për blerjen e gjërave elementare dhe kryesisht teknikes së bardhë (lavatriçe, pajisje për gatim, pajisje për ngrohje etj.) për të prekurit nga vërshimet në Kosovë.

DHURO PAK, NDIKO SHUMË!

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...