Live

Çeku: Kosova aplikon vitin e ardhshëm për anëtarësim në UNESCO

09:40 / 07 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, deklaroi se Kosova në vjeshtën e vitit të ardhshëm do aplikojë për tu bërë anëtare e UNESCO-s.

Sipas tij, nga anëtarësimi në UNESCO do dëshmohet edhe më shumë pavarësia e sovraniteti i Kosovës.

“Unë besoj që në mundësinë e radhës duhet të aplikohet. E ajo mundësi është në vjeshtën e vitit të ardhshëm, kjo për shkak se konferenca e përgjithshme e UNESCO-s takohet çdo 2 vjet dhe kjo është mundësia për aplikim. Aplikimi në Këshillit e Evropës në Bashkimin Evropian, NATO e shumë shpejt edhe në UNESCO, janë veprime të natyrshme për ta konfirmuar sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës”, deklaroi Çeku.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...