Live

Çeku për djegien e gjimnazit në Ferizaj: Beteja jonë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore s’do ndalet

20:18 / 14 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka thënë se gjimnazi i vjetër “Ismail Qemali” në Ferizaj të cilit dje i është vënë zjarri, do të restaurohet.

Përmes një reagimi në Facebook, Çeku ka thënë që punimet do të përfundojnë gjatë vitit.

“Monumenti do të funksionalizohet si hapësirë kulturore e qytetit. Gjimnazi i vjetër “Ismail Qemali” në Ferizaj do të restaurohet. Punimet do të përfundojnë gjatë vitit. Monumenti do të funksionalizohet si hapësirë kulturore e qytetit. Sot mbasdite isha në Ferizaj për të parë nga afër pasojat e krimit. Ishim bashkë me kryeprokurorin e Ferizajit, drejtorin e policisë në Ferizaj dhe krerët e autoriteteve të trashëgimisë kulturore. Punimet e restaurimit patën filluar dje, pak kohë para zjarrvënies së orëve të para të mëngjesit të sotëm. Në momentin që zjarrfikësit na lejojnë të kemi qasje në ndërtesë, do të vlerësojmë dëmet dhe menjëherë do t’i vazhdojmë punimet”.

Tutje Çeku ka thënë që Ferizaji shumë shpejt do të fitojë një hapësirë të re kulturore.

“Beteja jonë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nuk do të ndalet. Piromanët e monumenteve duhet të përballen me forcën e ligjit”, ka përfunduar ai.

Shpërndaje në

U Kopjua