Live

Çeku për djegien e gjimnazit të vjetër në Ferizaj: Duket se zjarrvënia ishte goxha profesionale

22:28 / 29 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka folur edhe për djegien e gjimnazit të vjetër në Ferizaj, për të cilin tha se ‘zjarrëvnie ishte goxha profesionale’.

Çeku në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se zjarri kishte kapluar përnjëherë gjithë ndërtesën.

“Ka qenë një nga ato ditë, kur thjesht nuk ke qef me qenë ministër i Kulturës, respektivisht i trashëgëmisë kulturore, sidomos për disa nga ne që kemi edhe të kaluar profesionale në trashëgiminë kulturore.

Ishte shumë e rëndë në pozitën e ministrit, pa kalu as 24 orë nga fillimi i restaurimit, dikush me ia shti flakën atij monumenti ashtu. Organet e hetuesisë janë duke i bërë ato hetime në pistën zjarrvënëse së qëllimshme, duket që zjarrvënia ka qenë goxha profesionale, sepse përniher e ka kaplu gjithë ndërtesën. Megjithatë, për fat të keq ka ndodh”.

Sipas tij, dikush ka tentuar ta sfidojë shtetin me këtë zjarrvënie.

“Nga dita kur iu vu flaka ndërtesës, kalun vetëm 10 ditë, dhe pas 10 dite filluan punimet e restaurimit. Nuk ndalemi. Unë për cdo ditë po thuajse kam qenë aty. Dikush atë ditë ka tentu me sfidu shtetin, unë besoj kështu. Dhe nuk kemi guxu me ra në këtë provim, sepse shumë lehtë kish mund me u shndërru në precedent”.

Shpërndaje në

U Kopjua