Komuna e Prishtinës njofton për mbylljen për qarkullim të disa rrugëve shkaku i parakalimit të FSK-së për 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
“Të dashur qytetarë, Me rastin e ceremonisë së parakalimit të FSK-së në 15 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se të premten, me datë 17 shkurt 2023, rr. “Luan Haradinaj”, rr. “Garibaldi” dhe rr. “Xhorxh Bush”, do të jenë të mbyllura për qarkullim për të gjitha mjetet.Ju faleminderit për mirëkuptim”, thuhet në njoftim.