Live

Çertifikatat e gjendjes penale do të mund t’i merrni online, tarifa është 5 euro

11:49 / 23 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka prezantuar sot në Prishtinë platformën online të Sistemit Qendror të Evidencës Penale, e cila parasheh mundësinë e nxjerrjes së certifikatës së gjendjes penale në formë online.

Platforma është lansuar në një ngjarje të organizuar sot nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në të cilën morën pjesë edhe zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe përfaqësive të tjera të huaja diplomatike në Kosovë.

“Kemi pasur diskutime dhe nganjëherë edhe debate, nëse do të kemi sukses në datën kur do të dalim online. Megjithatë jam i kënaqur që ia kemi dal”, ka thënë Albert Zogaj, kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Zogaj ka thënë se digjitalizimi i shërbimeve është një proces i rëndësishëm për Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Ai ka thënë se sistemi gjyqësor vazhdon të ketë të dhëna edhe për qytetarët që fshihen nga evidenca penale.

Tarifa për pajisjen me këtë certifikatë është 5 euro.

Këtu mund të aplikoni për pajisjen me këtë certifikatëhttps://prishtine.gjyqesori-rks.org/kerkesa-per-leshimin-e-ceritifikatave-2/

Shpërndaje në

U Kopjua