Live

Çfarë do të thotë kur ëndërroni se po bini? Kontrolloni se çfarë porosie ju dërgon nënndërgjegjja juaj

22:38 / 27 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Interpretimet e këtyre ëndrrave ndryshojnë

Ëndrrat rreth rënies janë ndër më të zakonshmet dhe një nga arsyet përse shfaqen është shumë e thjeshtë. Në fakt, nëse rënien e përjetoni si rënie derisa bini në gjumë të thellë, arsyeja është mjaft e thjeshtë.

Mjekësia thotë se dy të tretat e njerëzve kanë përpëlitje hipnagogjike – lëvizje e pavetëdijshme e muskujve në kalimin nga vetëdija në gjumë.

Zakonisht ëndrrat e këtilla janë të lidhura me lodhje të madhe, transmeton Telegrafi.

Ndonjëherë ndodh që mu në atë moment ëndërrojmë se jem duke ecur apo duke vapuar, andaj lëvizja përputhet me hapin në të cilin ndiejmë sikur vërtet jemi duke rënë.

Mirëpo, kur bëhet fjalë për ëndrrat e rënies, psikologët këtë e interpretojnë si tregues pasigurie, jostabiliteti apo ankthi.

Interpretimi frojdian i shton edhe një kontekst erotik, kështu që një grua që ëndërron të bjerë shqetësohet për dëshirat dhe mundësinë që reputacioni i saj mund të “ngecë”.

Në librat e ëndrrave, një rënie nënkupton mungesën e kontrollit mbi një situatë jete, nevojën për të dalë nga një problem në dukje i pazgjidhshëm.

Humbja e ekuilibrit interpretohet si humbje e stabilitetit në një fushë të rëndësishme të jetës – në punë, në dashuri, në financa.

Interpretimi është i ndryshëm nëse ëndërroni se po bini me parashutë – mund të jetë një shenjë se po shpëtoni nga diçka negative dhe po rifitoni lirinë tuaj.

Nëse ëndërroni që dikush tjetër po bie dhe ju po e shikoni, pyesni veten se çfarë simbolizon ai person për ju.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...