Live

Çfarë është botox-i i flokëve?

12:32 / 12 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Janë të shumtë produktet për flokët që bëjnë zbutjen e tyre, shtojnë shkëlqim dhe i bëjnë të duken më të plotë. Por jo shumë mund t’i bëjnë të treja bashkë, sidomos për një kohë të gjatë. Megjithatë, një trajtim popullor i flokëve në sallon mund të jetë çelësi për të gjitha sa më sipër. Botox-i për flokët.

Në fakt, Botox-i i flokëve është shumë i ngjashëm me një trajtim tjetër të njohur. Atë me keratin, përveç se nuk ka kimikate të ashpra, shpjegon Cedric, një ekspert i flokëve me bazë në Nju York.

Sipas Cedric, Botox-i i flokëve siguron kondicioner të thellë dhe lyen flokët me mbushës si keratin. Ky proces ndihmon që flokët të jenë më të trashë edhe më të plotë.

Pra, ky emër i frymëzuar nga injeksionet?

“Thjesht marketing efektiv.Nuk ka gjilpëra. Nëse një shiringë shfaqet në takimin tuaj, mos u frikësoni. Disa përdorin një ‘gjilpërë’ të rreme për të aplikuar produktin në flokë”, thotë Cedric.

Sipas Jessica Page, një stiliste flokësh me bazë në Utah, emri mund t’i referohet gjithashtu vetive kundër plakjes së flokëve.

“Ndryshe nga injektimi në fytyrë, Botox-i i flokëve thjesht përdor një trajtim të thellë për të riparuar dëmtimet dhe për të zgjatur flokët. Trajtimet mund të zvogëlojnë efektet e plakjes së flokëve”, thotë Page.

Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se nuk ka vetëm një lloj botox flokësh; formula të ndryshme mund të përdoren për lloje dhe tekstura të ndryshme flokësh.

Arsyeja kryesore që disa stilistë (dhe klientë) mund të preferojnë Botox-in e flokëve në vend të një trajtimi me keratin është përbërja kimike e vetë produktit.

Botoksi i flokëve është gjysmë i përhershëm.

Shpërndaje në

U Kopjua