Live

Çfarë ndodh nëse nuk miratohet buxheti sot? 

11:10 / 17 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është paraparë të nxirret në votim Projektbuxheti për vitin 2023. Burime të “IndeksOnline” nga Kuvendi thonë  se mazhoranca i ka votat në “teh”, për të kaluar projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës. Nëse nuk kalon buxheti do shfaqen pasoja të mëdha.

Vonesat në miratimin e Projektligjit për buxhetin 2023 mund të shfaqin pasoja si ndalja e të gjitha shërbimeve, blerjet, furnizimi, investimet e shumë projekte kapitale. Ndërsa, nëse buxheti nuk arrin të votohet deri në fillim të muajit mars të vitit të ardhshëm  atëherë rrezikon të bjerë edhe Qeveria. Këtë e ka bërë të ditur një deputet i cili dëshiron të mbetet anonim. “Në rast se nuk ndodhë aprovimi i buxhetit Qeveria nuk ka të drejtë të shpenzojë asnjë mjet me përjashtim që ministri dhe thesari janë të autorizuar të bëjnë pagesa për larje të borxhit. Pasojat në rastin tonë nëse nuk aprovohet buxheti – shërbimet ndalen në investime si dhe në  shpenzime të tjera”,  ka thënë i njëjti burim. Po ashtu ky burim ka treguar se edhe nëse aprovohet buxheti me vonesë sërish rrezikohen projektet kapitale, megjithëse ka ende kohë.” Buxheti mund të aprovohet deri në fund të shkurtit ose në mars, pasi është afati i fundit. Pjesa e të hyrave në buxhet realizohet pa problem, s’e pengon askush këtë pjesë”, theksoi ai. Ndryshe, çdo vit Qeveria e Kosovës ka probleme me votimin e ligjit për buxhet.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...