Live

Çfarë po aludon deputeti Gola: E drejta ngadhënjen në fund

21:56 / 13 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka shkruar se shpeshherë ka pyetur veten se çfarë duhet një e drejtë që s’arrin dot t’i zhbëje të bëmat e padrejtësisë.

Gola përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se çdo gjë është rreth momentin dhe sipas tij e vërteta ka nevojë për momentin e tyre.

“Thonë se e drejta ngadhënjen në fund. E shpeshherë e kam pyet veten, ç’na duhet një e drejtë, që s’arrin dot t’i zhbëje të bëmat e padrejtësisë? Duket që çdo gjë sillet rreth momentit. E drejta dhe e vërteta kanë nevojë për momentin e tyre. Pa to, dhe pa forcën për t’i vënë në jetë, ato mbesin veç ideale qe prodhojnë frustrim dhe zhgënjim”, ka shkruar Gola.

Shpërndaje në

U Kopjua