Vera që kaloi ishte plot me projekte të reja që u kthyen menjëherë në hite të padiskutueshme. E ndër to spikatën dhe shumë bashkëpunime mes artistëve më në zë.
Një ndër këto bashkëpunime ishte dhe “Gajde” mes Dhurata Dorës dhe Elvana Gjatës.
Mesa duket dy këngëtaret kanë vendosur që të mbledhin përsëri forcat për të sjellë një tjetër bashkëpunim, i cili ndoshta mund të jetë një hit dimri. Këtë na e kanë zbuluar vetë këngëtaret nëpërmjet postimeve në Instastory.
Në fillim ka qenë Dhurata ajo që ka postuar një foto ne Elvanën, ku ka shkruar:
“Ne prap“
Ndërsa më vonë Elvana e ka ripostuar dhe ka shkruar:
“Apo a?“
A keni qenë ndonjëherë kuriozë ta shihni Dhuratën vite më parë në fëmijërinë e saj ku as nuk mendonte se do të kishte suksesin dhe famën që ka sot? Nëse po, vetëm së fundmi Dhurata duket se është bërë shumë nostalgjike dhe ka ndarë me ne disa foto të rralla të saj kur ka qenë vetëm një vogëlushe me shumë ëndrra.
Bashkëpunimi i parë muzikor i Elvanës dhe Dhuratës është publikuar verën që shkoi dhe pati shumë sukses, duke u klasifikuar si një nga këngët më të dëgjuara të verës. Deri më tani kënga numëron 29 milionë klikime në platformën YouTube.