Live

Chollet i ofron mbështetje Serbisë për angazhimin në dialogun me Kosovën

08:45 / 02 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit Derek Chollet ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Zyrtari i lartë amerikan njoftoi përmes një postimi në Twitter se ky takim erdhi pas bisedës që u zhvillua në mes të sekretarit amerikan të Shtetit Anthony Blinken dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Konfirmuam miqësinë e kahershme mes SHBA-së dhe Serbisë dhe shprehëm mbështetjen tonë për angazhimin e Serbisë në dialogun me Kosovën dhe përpjekjet për promovimin e paqes dhe sigurisë më të madhe në rajon”, shkroi Chollet.

Shpërndaje në

U Kopjua