Live

Chollet takon Gjuriqin: Folëm për rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit

23:30 / 31 Mars 2023

Nga Kosova Live

Këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka takuar ambasadorin serb në ShBA, Marko Gjuriq.

Chollet e Gjuriq ndër të tjera folën edhe për marrëveshjen e Ohrit që u arrit më 18 mars në mes Kosovës e Serbisë.

“E jashtëzakonshme të takohem me ambasadorin serb Marko Gjuriq, dhe të diskutojmë për rëndësinë e zbatimit të obligimeve të marrëveshjes së Ohrit për të avancuar ambiciet e Serbisë për në BE”, tha Chollet, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai e falënderoi Gjuriqin për mbështetjen që Serbia ia ka dhënë Ukrainës.

Shpërndaje në

U Kopjua