Live

Chollet telefonon Vuçiqin| Flasin për takimin e së hënës në Bruksel, përmendin Asociacionin

15:35 / 26 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin plotësisht propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një bisede telefonike që pati me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, teksa ka theksuar se pret që takimi në Bruksel të jetë konstruktiv, me progres të dukshëm drejt marrëveshjes, shkruan Tanjug.

Diplomati amerikan duke i përcjellë kryetarit serb qëndrimet e Washingtonit para takimit në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se “marrëveshjet e nënshkruara më parë në procesin e dialogut duhet të zbatohen, që nënkupton edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

“Presidenti Vuçiq tha se pret një takim shumë të vështirë, por se Serbia është e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe se në këtë kontekst është e gatshme të punojë në konceptin dhe zbatimin e planit të propozuar me kufizime të përcaktuara qartë”, thuhet në njoftimin e zyrës për media.

Në vigjilje të takimit në Bruksel, në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është shtuar edhe presioni ndërkombëtar lidhur me çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thanë se presin që ata të pranojnë edhe zyrtarisht e publikisht propozimin në takimin e së hënës.

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i zbatojnë marrëveshjet që janë arritur në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Ai ka theksuar se është koha për të diskutuar për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Këto komente, Chollet i bëri pas një bisede me kryeministrin Kurti, në prag të takimit të planifikuar për të hënën me presidentin serb në Bruskel.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin një takim konstruktiv që afirmon përkushtimin e të dyja palëve ndaj propozimit të Bashkimit Evropian”, shkroi Chollet.

Kryeministri Kurti, shkroi se i ka konfirmuar Chollet qëndrimin e tij për propozimin evropian “si bazë e mirë për bisedimet e mëtutjeshme drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

“Normalizimi i plotë kërkon njohje të ndërsjellë në qendër të marrëveshjes dhe respektim të të drejtave të pakicave në të dyja vendet”, shkroi ai.

Diplomatët perëndimorë ua kanë bërë me dije të dyja palëve se refuzimi i propozimit nënkupton përballje me sanksione.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...