Live

Chollet vjen sot në Kosovë, do të takoj pozitë e opozitë

08:17 / 11 Janar 2023

Nga Kosova Live

Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, sot do të vizitojë Kosovën.

Në orën 13:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të presë në takim Zyrtarin e Lartë të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.

Kurse kryeministri Albin Kurti, do ta pres në takim Këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, në ora ora 14:30.

Përveç Osmanit e Kurtit, Chollet do të takohet edhe me liderët e opozitës.

Ndryshe, Chollet ka folur për pritshmëritë gjatë vizitës që do të bëjë në Kosovë, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut.

Në njoftimin e DASH-it është thënë se Chollet në Kosovë vjen për të diskutuar për përpjekjet e SHBA-së për ta ndihmuar Kosovën drejt avancimit euroatlantik.

Ndërsa sërish është cekur rëndësia e një marrëveshje në dialogun Kosovë-Serbi, e cila në qendër do ta kishte njohjen e ndërsjellë

Shpërndaje në

U Kopjua