Live

Christian Atsu gjendet i vdekur nën rrënoja, gati dy javë pas tërmetit

10:08 / 18 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Futbollisti Christian Atsu është gjetur i vdekur nën rrënojat e banesës së tij, pothuajse dy javë pas tërmetit në Turqi, ka konfirmuar agjenti i tij.

Reprezentuesi i Ganës, 31 vjeç, kishte luajtur me skuadrat e Premier League, Everton, Chelsea dhe Newcastle.

Atsu ishte zhdukur që nga tërmeti i 6 shkurtit që shkaktoi shembjen e banesës së tij në qytetin e Hatay.

Klubi i tij, Hatayspor, fillimisht raportoi se ai u shpëtua “me lëndime”, por një ditë më vonë ai pozicion ndryshoi.

“Me zemrën më të rëndë më duhet t’u njoftoj të gjithë dashamirësve se mjerisht trupi i Christian Atsu u gjet këtë mëngjes”, shkroi sot në Twitter agjenti i tij, Nana Sechere.

Atsu iu bashkua skuadrës turke të ligës së lartë Hatayspor në shtator 2022 dhe shënoi golin e fitores në një ndeshje të Super Ligës më 5 shkurt, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Tërmetet dhe pasgoditjet në Turqinë jugore dhe Sirinë veriore kanë vrarë më shumë se 45,000 njerëz, deri më tani.

Shpërndaje në

U Kopjua