Cikloni “Bombë” goditi bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës këtë të mërkurë, duke lënë të vdekur dy persona.
Ky ciklon mori këtë emër pasi shkakton intensifikim të reshjeve të shiut dhe erëra deri në 80 kilometra në orë në zona si Oregon, Washington dhe Kaliforni.
Një grua humbi jetën në Washington kur një pemë ra mbi një kamp të personave pa strehë dhe një tjetër grua vdiq në Seattle kur një pemë ra mbi shtëpinë e saj.
Reshjet e dendura dhe erërat e forta pritet të vazhdojnë deri të premten.