Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se çmimet e produkteve bazike në Kosovë janë dyfishuar. Sipas saj në këtë kohe importet nga Serbia janë rritur si kurrë më parë. Ajo ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për mungesë të investimeve kapitale.
“Rikujtim: Çmimet e produkteve esenciale janë dyfishuar, importet nga Serbia janë rritur si kurrë më parë, investimet kapitale zero, ama presioni i naltë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.