Live

“Çka ka, çka s’ka”, Krasniqi e LDK-së: Ka dështim të plotë në diplomaci, s’ka asnjë arritje për Kosovën

22:18 / 13 Janar 2023

Nga Kosova Live

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka reaguar ndaj Qeverisë Kurti duke e kritikuar për dështim të plotë në diplomaci.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ajo ka ironizuar me fjalinë “Çka ka, çka s’ka”, që Vetëvendosje e përdori në videon e fundit të publikuar ku sulmonte partitë opozitare, biznismenët dhe sindikatat.

“Ka dështim të plotë në diplomaci,
S’ka asnjë arrititje për Kosovën”, ka shkruar Krasniqi.

Shpërndaje në

U Kopjua