Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka thënë se Kosova është duke u rrezikuar nga mungesa e koordinimit me aleatët.
Përmes një statusi në Facebook, Halimi ka thënë se, njohja e ndërsjellë që diskutohej para dy viteve, është zëvendësuar me ‘mosnjohje në këtë moment’.
“Derisa, para dy viteve diskutohej për njohje të ndërsjellë, tani zëvendësohet me ‘mosnjohje në këtë moment’. Çka ndodhi me njohjen e ndërsjellë?” – ka shkruar ajo.
Më tej, Halimi ka thënë se Kosovës i duhet një marrëveshje finale, ndërsa duke shtuar se qytetarët kanë të drejtë të informohen për procesin, ajo ka kërkuar nga pushteti që të dëshmojë se si ka ardhur vendi në këtë moment të ri.