Live

Clinton: Duhet të vazhdojmë të punojmë drejt paqes dhe stabilitetit në Evropë

23:16 / 16 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka shkruar për 25-vjetorin e anëtarisimit të Çekisë, Hungarisë dhe Polonisë në NATO, duke thënë se falë anëtarësimit të tyre, NATO është më e fortë dhe bota është më e sigurt.

“Sot, 25 vjet më parë, anëtarët e NATO-s nënshkruan dokumentet që hapën rrugën për anëtarësimin e Republikës Çeke, Hungarisë dhe Polonisë në aleancë. Tani NATO është më e fortë dhe bota është më e sigurt për shkak të anëtarësimit të tyre”, ka shkruar Clinton në Twitter.

“Ne duhet të vazhdojmë të punojmë drejt paqes dhe stabilitetit në Evropë”, shtoi ai.

Clinton ishte president i SHBA-së gjatë kohës kur NATO bëri ndërhyrjen e parë dhe të vetme deri më tani, duke bombarduar caqet serbe, për shkak të gjenocidit të kryer në Kosovë. Ndërhyrja e NATO-s bëri që Serbia, me në krye Sllobodan Millosheviqin, të dorëzohej dhe përfundimisht të largonte trupat e saj nga territori i Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...