Live

Clinton: I turpshëm mospublikimi i raportit të Rusisë nga Britania

11:03 / 12 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Ish Sekretarja e Shtetit të SHBA-së, Hillary Clinton, ka thënë se Qeveria e Britanisë së Madhe ende nuk e ka publikuar raportin mbi hetimin e ndërhyrjes së Rusisë në politikën britanike.

Ky raport përbënë qartësi formale të sigurisë, por që nuk do të lëshohet deri pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit, shkruan BBC.

“Secili person që voton në këtë vend meriton që ta shohë raportin para se t’i mbani zgjedhjet”, ka thënë ish kandidatja për Presidente të SHBA-së.

Raporti i Inteligjencës së Parlamentit dhe Komitetit të Sigurisë vë në pah aktivitetin rus në demokracinë britanike.

Aty përfshihen aktivitete të spiunazhit, përmbytjes dhe ndërhyrjes në zgjedhje.

Shpërndaje në

U Kopjua