Shefi i diplomacisë së Togos, Robert Dussey, gjatë një deklarate të fundit ka thënë se tërheqja e njohjes për Kosovën është “përfundimtare”.
Lidhur me këtë ka reaguar ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, raporton Indeksonline.
Ai ka disa pyetje drejtuar krerëve të shtetit për këtë rast.
“1. A është kontaktuar Qeveria e Togos gjatë këtyre dy viteve nga Presidentja, Kryeministri e Kryediplomatja për të ngritur nivelin e bashkëpunimit diplomatik?
2. A kanë qenë në dijeni për këtë veprim të Togas dhe çfarë kanë bërë për ta parandaluar?
3. Cili është niveli i koordinimit me aleatët kryesorë për të parandaluar tërheqjet e njohjeve dhe për të siguruar njohje të reja?
4. A kemi politikë të jashtme apo jo?”, shkruan Hoti.