Ish-kryeinspektori i AKI-së, Shkëlzen Sopjani në lidhje me situatën në veri, theksoi se veprimet duhet të analizohen me kujdes në mënyrë që partnerët tanë mos t’i vendosim në situata të vështira.
“Fillimisht duhet me pas parasysh se këtu po shihet se është një skenarë bajagi i ngjashëm me rastin apo skenarin e Donbasit në Ukrainë. Ku e kemi një lloj maskaroke edhe këtu. Domethënë strukturat e sigurisë përmes ose duke u kamufluar si civilë ndërmarrin veprime që ndikojnë në siguri. Meqenëse kemi të gjithë këta akterë dhe këtë skenarë. Ne veprimet duhet t’i analizojmë më shumë kujdes. Marrë parasysh edhe efektin e mundshëm që këto veprime munden me pas me qëllim që mos t’i vendosin edhe partnerët tanë në një situatë të vështirë. Mund të ndikojmë edhe në çështjet gjeo politike. Fokusin duhet ta kthejmë në bisedime dhe të insistojmë që sa më shpejtë të fillojë faza përfundimtare e bisedimeve në planin e ri që është prezantuar nga Bashkimi Evropian”, ka thënë ai.
Tutje Sopjani u shpreh se shteti duhet t’i ekspozojë individët që bëjnë krime e po kështu edhe përfshirjen direkte të Serbisë dhe të Rusisë.
“Sa i përket veprimeve policore të zbatimit të ligjit. Ne duhet të fokusohemi në aksione specifike të fokusuara në individ dhe të udhëhequra mbi bazën e informacioneve të sakta. Me qëllim të sundimit të ligjit, njëkohësisht duke ekspozuar edhe përfshirjen direkte të pjesëtareve të strukturave të sigurisë të Serbisë dhe Rusisë. Veprimet duhet të jenë në acione cezariane e jo veprime të gjërave me fokus vetëm duke bërë ekspozim, por pa ndonjë rezultat. Kjo nuk i kontribon situatës”, tha ai.
Ditëve të fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës. U plagos edhe Ekrem Neziri, pjesëtar i policisë por gjendja e tij shëndetësore tashmë është jashtë rrezikut për jetë.
Grupet e dyshuara kriminale në veri të shtetit nën instruksionet drekte të Serbisë vendosë barrikada nëpër rrugë duke e pamundësuar lëvizjen e lirë të njerëzve e mallrave. Dhe, shkas për këtë sipas tyre ishte arrestimi i ish policit serb, Dejan Pantiç, të cilin prokuroria e Kosovës e akuzon si autor të sulmeve ndaj zyrave të KQZ-së dhe efektivëve në veri të vendit.
VIDEO E PLOTË: