Live

Cramon tha se “ushtria dixhitale” e LVV-së e kufizon lirinë e shprehjes, reagon Manxhuka: Besojmë në lirinë e fjalës

08:24 / 28 Mars 2024

Nga Kosova Live

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka i ka quajtur lajme të rreme të cilat sipas tij, po hidhen nga ish-anëtarë të kësaj partie, se ata po cenojnë fjalën e lirë.

Ai në X, ku ka shpërndarë edhe postimin e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila ka shkruar se në Kosovë “ushtria dixhitale” e LVV-së e kufizon lirinë e shprehjes, ka thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Ai ka shkruar se ata besojnë në lirinë e fjalës për të gjithë qytetarët.

Shpërndaje në

U Kopjua