Live

Çuçi takon Braverman: Amnistoni shqiptarët pa viza që nuk kanë rekorde kriminale në Britani

12:30 / 25 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Bledi Çuçi, gjatë vizitës në Britani të Madhe, është pritur nga Sekretarja britanike e Punëve të Brendshme, Suella Braverman në Home Office.

“Me homologen britanike Suella Braverman diskutuam mbi bashkëpunimin dypalësh për të adresuar çështje komplekse si emigracioni i paligjshëm dhe krimi i organizuar, fenomene transnacionale që kurrsesi nuk mund të identifikohen me etni të caktuara. Ndava me homologen time shqetësimin se është e patolerueshme që komuniteti shqiptar të veçohet dhe stereotipizohet vetëm nga disa personazhe të botës ilegale”, tha Çuçi.

Më tej ministri i Brendshëm i bëri një propozim konkret homologes së tij britanike, për të amnistuar shqiptarët pa viza në Mbretërinë e Bashkuar, por që punojnë ndershmërisht dhe nuk kanë rekorde kriminale.

“Qasja jonë është se emigracioni i paligjshëm nuk mund të adresohet si problem pa përmirësuar kushtet e emigracionit përmes rrugëve legale. Në këtë pikë i kërkova homologes Braverman të rishikojnë edhe njëherë regjimin e trajtimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Britaninë e Madhe, për t’i lehtësuar në raport me mundësi të reja punësimi apo lëvizjet sezonale. I kërkova gjithashtu të amnistojë çdo shqiptar pa vizë, por që punon në mënyrë të ndershme dhe nuk ka rekorde kriminale në ngarkim”, deklaroi ministri Çuçi.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

  • Albin Kurti - LVV (49%, 131 Vota)
  • Bedri Hamza - PDK (33%, 88 Vota)
  • Lumir Abdixhiku - LDK (12%, 32 Vota)
  • Ramush Haradinaj - AAK (6%, 16 Vota)

Gjithsej Votues: 267

Loading ... Loading ...