Anëtarja serbe e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Zhelka Cvijanoviq, ka njoftuar se ka bërë kërkesë që ushtria boshnjake të kryejë ushtrime të përbashkëta me ushtrinë serbe.
Kjo kërkesë e saj është bërë për agjendën e radhës të sesionit të Precidencës.
Cvijanoviq tha se në mbledhjen e kaluar të Presidencës, kishte pasur një vendim që të bëheshin ushtrimet ushtarake me Serbinë por që ishte anuluar nga Ministri i Mbrojtjes në Këshillin e Ministrave, Sifet Podzhiq, me arsyen se kishte rënë pandemia, raporton Kosovo-Online.
Megjithatë, Cvinajoviq u shpreh se prioriteti i saj në Presidencën e Bosnjë dhe Hercegovinës ishte të ruhej paqja dhe stabiliteti.
“Republika Srpska do paqe dhe stabilitet sepse ky është parakushti për zhvillim.” – u shpreh znj. Cvijanoviq.