Live

Cvijanoviq: Ushtria boshnjake të bëjë ushtrime të përbashkëta me ushtrinë serbe

15:51 / 06 Mars 2023

Nga Kosova Live

Anëtarja serbe e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Zhelka Cvijanoviq, ka njoftuar se ka bërë kërkesë që ushtria boshnjake të kryejë ushtrime të përbashkëta me ushtrinë serbe.

Kjo kërkesë e saj është bërë për agjendën e radhës të sesionit të Precidencës.

Cvijanoviq tha se në mbledhjen e kaluar të Presidencës, kishte pasur një vendim që të bëheshin ushtrimet ushtarake me Serbinë por që ishte anuluar nga Ministri i Mbrojtjes në Këshillin e Ministrave, Sifet Podzhiq, me arsyen se kishte rënë pandemia, raporton Kosovo-Online.

Megjithatë, Cvinajoviq u shpreh se prioriteti i saj në Presidencën e Bosnjë dhe Hercegovinës ishte të ruhej paqja dhe stabiliteti.

“Republika Srpska do paqe dhe stabilitet sepse ky është parakushti për zhvillim.” – u shpreh znj. Cvijanoviq.

Shpërndaje në

U Kopjua