Live

Daçiq: Bashkësia ndërkombëtare ka arritur në fund të tolerancës ndaj Kosovës

10:24 / 23 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Ministri i jashtëm serb dhe kryetari i partisë famëkeqe të Millosheviqit, Ivica Daçiq, ka pretenduar “se bashkësia ndërkombëtare ka arritur në fund të tolerancës së mundshme ndaj Prishtinës” dhe ka shtuar se Beogradit i është thënë se “nuk ka më obligime për marrëveshjet të cilat nuk janë përmbushur”, megjithëse të gjithë krerët e Serbisë duke filluar nga ai vet e deri te shefi i tij, Vuçiq, me plotë gojë pretendojnë se “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga marrëveshja”.

Ai ka shtuar se nga komuniteti ndërkombëtar “e kanë lutur” Serbinë që të marrë pjesë në dialog kur ai organizohet.

“Sot janë ftuar kryenegociatorët Petar Petkoviq dhe Besnik Bislimi në Bruksel për të vazhduar dialogun teknik”, ka thënë Daçiq në televizionin e afërt me pushtetin serb “TV Pink” dhe ka pretenduar “se më e rëndësishmja është ruajtja e paqes”.

Sipas fjalëve të tij, Serbia nuk e ka refuzuar planin gjermano-francez, por ka thënë se “është e papranueshme të përkrahet Kosova në Kombet e Bashkuara”.

Daçiq ka thënë se Serbia “është e gatshme për dialog, por pyetja është se si ta bindë Prishtinën që t’i përmbushë obligimet e saj”.

“Është e pamundur që policët shqiptarë të vijnë në veri të Kosovës për të dhënë gjoba”, ka pretenduar Daçiq, duke e krahasuar me situatën në të cilën një polic nga Serbia do të rregullonte trafikun në Prishtinë

“Policët shqiptarë nuk do të mund të vijnë në veri, sepse serbët e shohin këtë si “një lloj sovraniteti”. Serbët do të konsideronin këtë si përpjekje për të pushtuar ushtarakisht veriun dhe ata kurrë nuk do ta pranojnë këtë e as nuk do të pranojnë të njohin shtetin e pavarur të Kosovës”, ka pretenduar Daçiq.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...