Live

Daçiq në Bruksel: Anëtarësimi i Kosovës në OKB është ‘vijë e kuqe’ për Beogradin

23:03 / 24 Janar 2023

Nga Kosova Live

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq tha në Bruksel se gjatë diskutimeve me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ua ka bërë të ditur se anëtarësimi i Kosovës në OKB është “vijë e kuqe” për Beogradin dhe se formimi i Asociacioni të Komunave me shumicë serbe duhet të mos kontestohet.

Pas vizitës në Bruksel, ku takoi përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, anëtarë të Komisionit Evropian dhe anëtarë të Parlamentit Evropian, ai tha për mediat serbe se ata vënë në dukje “qasjen konstruktive” të Beogradit në fazën e fundit të negociatave për Kosovën.

“Ata shprehën dëshirën që të mos merren më me konfliktet javore që ndodhin në Kosovë, për të cilat sipas mendimit tonë Kurti është fajtor, por të arrihet një marrëveshje që do të ofronte garanci më të forta dhe do të siguronte paqen dhe stabilitetin. Në këtë kuptim, ata vlerësuan në mënyrë konstruktive angazhimin e presidentit Vuçiq dhe Serbisë”, tha Daçiq, raporton Tanjug.

Daçiq tha se qëllimi i vizitës së tij në Bruksel është që ta konfirmojë rrugën evropiane të Serbisë dhe gatishmërinë e vendit për të zgjidhur në mënyrë paqësore të gjitha çështjet e hapura.

Ai shtoi se në Bruksel ka konfirmuar gatishmërinë e Beogradit “për të punuar në themelet dhe zbatimin” e planit të BE-së për Kosovën, të cilin Vuçiq e diskutoi me pesëshen ndërkombëtare të premten.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...