Live

Daçiq pretendon se një vend do ta tërheqë njohjen për Kosovën

12:26 / 03 Janar 2023

Nga Kosova Live

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka vazhduar me propagandat e tij duke thënë se një shtet tjetër do ta tërheqë njohjen e Kosovës.

Daçiq, nuk e ka përmendur emrin e asnjë shteti i cili sipas tij do ta tërheqë njohjen për shtetin e Kosovës, teksa thënë kjo do të bëhet publike më vonë.

Nuk është hera e parë që Daçiq, paralajmëron çnjohje për Kosovën, por deri më tani “parashikimet” e tij nuk kanë dalë edhe aq të sakta.

Të dështuar fushatën e Serbisë e ka quajtur Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Ajo pati thënë se Serbia vazhdimisht bën fushatë për çnjohje por sipas saj nuk ka informacione që ajo fushatë ka pasur sukses.

Kosova e ka shpallur pavarësinë 14 më parë dhe është njohur nga 117 shtete në total.

Gati gjysma prej tyre e kanë njohur në vitin e shpalljes së pavarësisë, më 2008.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk e njeh ende Serbia, e cila me Kushtetutë vazhdon ta konsiderojë si pjesë të veten, e as Bosnje dhe Hercegovina.

Nga vendet e Bashkimit Evropian nuk e ka njohjen e Greqisë, Rumanisë, Spanjës, Sllovakisë dhe Qipros.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...