Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka biseduar sot me ambasadorët e vendeve të Quinte në OSBE në Vjenë për situatën e sigurisë në Evropë si dhe për Kosovën.
Daçiq theksoi se “Serbia vlerëson bashkëpunimin e mirë me OSBE-në si një nga platformat më të rëndësishme të sigurisë rajonale për dialog, si dhe misionet e saj në Serbi”.
“Në takim u bisedua edhe për situatën në Kosovë, me vlerësim të dyanshëm se është e nevojshme të ruhet paqja dhe të zvogëlohen tensionet duke iu kthyer dialogut, i cili është në interes të dyanshëm”, bën të ditur ministria që udhëhiqet nga Daçiqi.
Më tutje, thuhet se në takim, kryediplomati serb potencoi se “është e rëndësishme që Serbia të respektojë dhe zbatojë marrëveshjet e nënshkruara deri më tani”.