Live

Daçiq: Tubimi në Rudar përgjigja ndaj “kërcënimeve dhe terrorit”

09:59 / 23 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

“Tubimi madhështor në Rudare tregoi edhe një herë forcën e popullit i cili është i sulmuar nga padrejtësitë, popullit që lufton për liri dhe paqe”, ka deklaruar ministri serb i jashtëm Ivica Daçiq, për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.

“Ky tubim është përgjigje e qartë ndaj të gjitha kërcënimeve dhe terrorit që vjen nga Prishtina si dhe nxitësit dhe ndihmësit e saj. Populli serb ka treguar se është i palëkundur dhe është bashkë me udhëheqjen shtetërore të Serbisë duke i dhënë mbështetje absolute presidentit Aleksandar Vuçiq në luftën për mbrojtjen e interesave nacionale dhe shtetërore të Serbisë”, është shprehur Daçiq duke bërë të qartë se gjithë kjo dhunë në veri është duke u organizuar pikërisht nga pushteti në Beograd duke i përdorur serbët e Kosovës për interesa të ngushta të tij

Daçiq ka pretenduar se bashkësia ndërkombëtare “duhet ta kuptojë se zgjidhja vjen vetëm me respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që rrjedhin nga Rezoluta 1244 e KS të OKB si dhe Marrëveshjet e Brukselit dhe Uashingtonit”.

“Albin Kurti është kërcënimi më i madh për paqen dhe stabilitetin në rajon”, ka deklaruar Daçiq.

Shpërndaje në

U Kopjua