Live

Daçiq: Vija e kuqe për Beogradin është anëtarësimi i Kosovës në OKB

16:02 / 22 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se në Kosovë mendojnë se bashkësia ndërkombëtare nuk do të ndërmarrë asnjë veprim kundër tyre dhe se tani është koha që dikush t’i dekurajojë ata.

Daçiq u tha gazetarëve pas takimit me shefin e diplomacisë italiane, Antonio Tajani, se Serbia, kur është fjala për situatën në Kosovë dhe marrëveshjet e arritura mes dy vendeve, ka treguar se është pjesë e zgjidhjes.

Ai ka thënë se vija e kuqe për Beogradin janë anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe “rrezikimi i jetës dhe pronës së serbëve në Kosovë”.

“Nuk mund të flasim që Kosova të konfirmojë pavarësinë e saj duke u bërë anëtare e OKB-së, nga ana tjetër, vija e kuqe është sulm ndaj serbëve, duke rrezikuar jetën dhe pronën e tyre. Serbia nuk mund ta lejojë këtë, por shpresojmë që ky afat (prej 48 orë) është dhënë për të gjetur zgjidhjet e duhura në të”, tha Daçiq, raporton KO

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...