Live

Daçiq, Xhaçkës: Barrikadat janë rezistencë paqësore kundër terrorit ndaj popullit serb

09:34 / 28 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq, i është kundërpërgjigjur homologes së tij shqiptare Olta Xhaçkës, e cila deklaroi se Beogradi nuk bën të luajë me zjarrin.

Sipas Daçiq, barrikadat janë rezistencë politike paqësore kundër terrorit ndaj popullit serb, të cilën ka thënë po e bën Albin Kurti.

Ai theksoi se Xhaçka nuk i ka kujtuar Kurtit asnjë obligim që i takon.

“Ajo asnjë fjalë nuk i ka kujtuar Kurtit se ka obligim ndërkombëtar të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit, Rezolutën 1244 dhe të gjitha dokumentet tjera relevante, obligimin për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, si dhe për të mos dërguar njësitet të armatosur shqiptare në veri dhe jo. të arrestojnë serbët vetëm se janë serbë”, tha Daçiq.

Shpërndaje në

U Kopjua