Live

Dafina Zeqiri si kurrë më parë, shfaqet gjysmë e zhveshur

20:26 / 16 Qershor 2020

Nga Kosova Live

Dafina Zeqirit çdo gjë që bën i ka hije, madje sjellja e trendëve të reja është specialiteti i saj.

Artistja është një femër e kompletuar me talent në muzikë, zë unik dhe fizik të përkryer, transmeton Indeksonline.

Kohëve të fundit, Dafina ka ndërruar shpesh stilin e flokëve, e që të gjitha i shkonin për shtati, por pak kohë më parë ajo realizoj në fotosesion gjysmë e zhveshur, ku shihet teksa mbulon gjoksin me duar, flokë të zeza dhe grim të theksuar.

Këngëtarja dukej tejet seksi, në formë të shkëlqyer dhe si përherë atraktive. Fotografia u publikua nga frizeri që u përkujdes për stilin e flokëve, Gent Azemi.

Ndryshe, theksojmë që Dafina është në përgatitje të albumit të ri që mban titulli “Dafinë moj”, ditë më parë këngëtarja dha detaje rreth projekteve të reja, duke zbuluar se në album do të jetë e përfshirë edhe një këngë me nënën e saj, Melihate Zeqiri.

Shpërndaje në

U Kopjua