Dje filloi festivali i shumë pritur “Sunny Hill”.
Performuesja kryesorë e mbrëmjes ishte Miley Cyrus, e cila edhe e ndezi publikun në parkun e Gërmisë.
E pikërisht për këtë performancë shkroi edhe Daily Mail.
Miley Cyrus , 26 vjeçe, nuk zhgënjeu publikun kur ajo u ngjit në skenë në Festivalin Sunny Hill në Prishtinë, në Kosovë të premten, shkruan DailyMail.
Më pas medium britanik u fokusua tek veshja e këngëtares.
E veshur në një komplet krejt të zi, këngëtarja vazhdoi të publikojë në Instagramin e saj fotografi nga nata e mbrëmshme.
Miley nuk mund të rezistonte duke treguar stomakun e saj të tonifikueshëm, gjersa kishte kombinuar veshjen e saj me një varg gjerdanësh me zinxhirë.
Ish-ylli “Hannah Montana” e kompletoi pamjen e saj me një palë pantallona të zeza lëkure.
Protagonistja serialit për fëmijë dukej tejet tërheqëse me flokët e saj në stilin kaçurrela të butë.
Miley dukej në elementin e saj
ndërsa performoi për fansat e saj në skenë duke bërë lëvizje të shumta,
përfundon shkrimin mediumi anglez duke iu referuar performancës së saj në
skenë.
SONDAZH
Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?
- Albin Kurti - LVV (51%, 229 Vota)
- Bedri Hamza - PDK (32%, 142 Vota)
- Lumir Abdixhiku - LDK (12%, 54 Vota)
- Ramush Haradinaj - AAK (5%, 24 Vota)
Gjithsej Votues: 449