Live

Dalin pamjet, si shqiptarët grabisnin banesat e futbollistëve në Madrid, mes tyre edhe atë të Zidane

18:30 / 23 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Ditën e sotme policia spanjolle ka arrestuar një grup që dyshohej se ka grabitur shtëpi të pasurish, mes tyre edhe të lojtarëve të Real Madridit dhe Atletico Madrid.

Sipas mediave vendase banda përbëhej nga tre shqiptarë dhe një spanjoll.

Raportohet se ata shkonin në Spanjë për vetëm 30 ditë, kryenin grabitjet e më pas largoheshin për në Shqipëri ose për një vend të tretë.

Policia dyshon se ky grup ka kryer 14 grabitje në total në zonat e Kastilla y Leon, Asturias dhe Madrid.

Të dyshuarit, sipas hetimeve, i kthenin të gjitha gjërat që vidhnin në flori, brenda dy-tri ditëve, që të humbnin gjurmët.

Mes sendeve të tjera, u gjet edhe medaljen e fituar ne Champions, e lojtarit të Atletikos së Madridit  Thomas Partey.

Shtëpia e tij u sulmua në fillim të muajit, ndërsa ai ishte në Rusi ne duelin e radhës me Lokomotivën e Moskës.

Lojtaret qe ishin shënjestër e grabitjes janë emra shume te njohur, si Isco, Zidane, Morata, Casemiro etj, të cilët u vodhën nga banda e hajduteve.

Dita e zgjedhur për të sulmuar shtëpinë e mesfushorit brazilian ishte në derbin e fundit të Madridit midis Madridit dhe Atlético, ndërsa Zidane dhe Isco pësuan grabitjen në të njëjtën ditë.

Shpërndaje në

U Kopjua