PRISHTINË | 23 DHJ 2019 | 18:21 | Nga KosovaLive
Janë publikuar votat e jurive për këngët pjesëmarrëse të “Festivalit të Këngës”.
Festivali i 58 i RTSH zgjodhi mbrëmjen e kaluar finalisten e këtij edicioni, që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong”.
Dy kandidatet më të forta për çmimin e madh, por edhe që patën një mbështetje të madhe nga publiku, ishin Arilena Ara me këngën “Shaj” dhe Elvana Gjata me këngën “Me Tana”. Fituese u shpall Arilena Ara, por ky ishte një zhgënjim për Elvana Gjatën dhe shumë ndjekës të festivalit, të cilët shijuan me emocion performancën e këngëtares. Elvana Gjata u përfaqësua nga një këngë mjaft ritmike, të cilën e shoqëroi me një kërcim të koordinuar në skenë, por që në fund juria vendosi të çojë në skenën e madhe të “Eurosong” Arilena Arën, edhe kjo e fundit me një vokacion mbresëlënës, por që vendi ynë mbeti sërish në rrjedhën e baladave.
Por, kush e penalizoi Elvanën nga anëtarët e jurisë. Neës24 sjell më poshtë pikët, që secili anëtar i jurisë ka dhënë për 12 finalistët e Festivalit të 58, ku ajo që bie në sy është fakti se të tre anëtarët e huaj kanë vlerësuar me pikë maksimale Elvana Gjatën.
Ndërkohë, anëtarja shqiptare, Rita Petro, i ka dhënë 8 pikë Elvanës, dhe ajo që ka “vulosur” fatin e saj në këtë edicion ka qenë Mikaela Minga, e cila i ka dhënë vetëm 2 pikë.