Live

Dardan Molliqaj zgjidhet kryetar i ri i PSD-së

15:09 / 15 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

PRISHTINË | 15 DHJ 2019 | Nga KosovaLive

Dardan Molliqaj është zgjedhur kryetar i ri i Partisë Socialdemokrate. PSD-ja mbajti zgjedhjet e reja të parakohshme për shkak të dorëheqjes së Shpend Ahmetit, raporton KosovaLive.

Pas përfundimit të Kuvendit para medieve foli zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi e cila tha se u propozuan 5 kandidatë por që vetëm Dardan Molliqaj  e pranoi.

“PSD ka mbajtur mbledhjen e kryesisë në të cilën u shpallën zgjedhjet e reja. Tani u zgjidh këshilli i ri drejtues. 83.6% dhe me votë të fshehur demokratike u zgjodhë Kryetari i ri Dardan Molliqaj. 5 prej kandidatëve vetëm një pranoi propozimin për kandidim, njoftoi ajo.

Ndryshe 227 delegatë, 83% votuan pro dhe 17% kundër dhe abstenim.

Dy prej kandidatëve të cilët nuk e pranuan postin për kryetar ishin Shpend Ahmeti dhe Visar Ymeri, derisa emrat e tjerë dhe detaje tjera priten të publikohen nga vet partia në fjale.

Shpërndaje në

U Kopjua