Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka thënë se angazhimi i qeverisë që të krijojë situatë të re në terren e ka një kufi, dhe sipas tij, duket se ai kufi mund të jetë kaluar me zhvillimet që kanë ndodhur në veri.
Ai tha se shpreson se qeveria s’e ka kaluar këtë vijë, teksa shtoi se është kryeministri Kurti ai që është udke bërë orvatje për ecje më të guximshme përpara.
“Por nëse është kaluar, ShBA-ja me këto veprime sot, janë duke i bë me dije se i ka tejkaluar të gjitha vijat dhe rrjedhimisht presim një reflektim nga Qeveria Kurti për kërkesat e saj”, është shprehur Sejdiu në Rubikon në Klan Kosova.
Tutje, ai tha se nuk është mirë për qeverinë që të krijojë tensione që mund të shihen si etnike.
“Kjo nuk na dërgon kurrkund. Këtë po e synon Serbia dhe nuk bën ne si vend t’i shkojmë kësaj për shtati. Nuk është mirë që të krijojmë paralelizëm nga minoritetet kudo që janë. Në momentin që minoriteti serb me ndërtu konstrukte paralele, rrethanat në Kosovë fillojnë të ndryshohen dhe këto rrethana janë pastaj tepër të vështira që të rikthehen dhe me të rindërtohet një lloj institucionalizmi në vend”, është shprehur Sejdiu.