Live

DASH-i tregon sa jo-transparente është Qeveria Kurti, përmend 12 ankesat në drejtim të MPJD

14:56 / 21 Mars 2023

Nga Kosova Live

Në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për Kosovën janë vërejtur një varg kritikash: Luftimi i korrupsionit, e cila është proklamuar si pika më e fortë e Qeverisë Kurti, nuk ka dalë të jetë fare ashtu siç servohej nga ekzekutivi.

Raporti përmend edhe mungesën e transparencës nga institucionet qeveritare, me theks të veçantë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Diasporës.

“Deri në tetor, Institucioni i Avokatit të Popullit, ishte duke hetuar 12 ankesa nga mediat, organizatat e shoqërisë civile dhe qytetarët lidhur me shkeljet e supozuara të së drejtës për qasje në dokumente publike, kryesisht nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Institucioni i Ombudspersonit arriti në përfundim se institucioneve publike u mungonte kapaciteti profesional dhe personeli për t’iu përgjigjur kërkesave për qasje në dokumente publike, gjë që çoi në vonesa të konsiderueshme ose dështime në ofrimin e arsyetimit ligjor për refuzimin ose kufizimin e qasjes”, shkruan DASH-i, raporton Demokracia.com.

Përgjatë ditës, në një prononcim për media Kurti ka qenë i pari dhe i vetmi që ka komentuar adresimet e DASH-it për Kosovën.

Kreu i Qeverisë ka insistuar se Kosova ka shënuar progres në luftën kundër korrupsionit, ndonëse ky raport e vlerëson të kundërtën.

Kurti, me fjalë të bukura, ka thënë se nuk “janë aty ku duan të jenë”.

“Ne bëjmë maksimumin e mundshëm, nuk e kursejmë as vullnetin, as përpjekjen e as dijen që e kemi. Gjatë këtyre dy viteve Kosova ka shënuar përparime të mëdha, a jemi aty ku duam, ende jo. Mirëpo të gjitha ministritë, teksa shënojmë këtë javë dy vjetorin në qeverisje, e bëjnë më të mirën e mundshme. Edhe vërejtjet, kritikat të cilat na jepen do t’i marrim me shumë seriozitet e do t’i trajtojmë me përpikëri”, tha ai.

Departamenti i Shtetit thotë se çështjet më të rëndësishme të të drejtave të njeriut në Kosovë gjatë vitit të kaluar ishin korrupsioni serioz i qeverisjes dhe mosndëshkimi i tij. Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka lidhur këtë koment të DASH-it, me mos-veprimin e ekzekutivit kundrejt aferave të dyshimta financiare të amabasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn.

Shpërndaje në

U Kopjua