Ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj, përmes një shkrimi në Twitter, ka reaguar ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke e quajtur përgjegjës i mafisë në veri të Mitrovicës.
Haradinaj, ka kërkuar mbrojtje të Rada Trajkoviqit, pas kërcënimeve publike
Lidhur me këtë, ka reaguar deputetja e Parlamentit të Serbisë, Danijela Vujiçiq, e cila i ka komentuar Haradinajt në postimin e saj, si kundërpërgjigje për Vuçiqin.
Por siç duket Haradinaj nuk e ka kuptuar anglishten e deputetes serbe, duke kërkuar kështu të përkthehet nga dikush në Twitter.
E, si kundërpërgjigje, deputetja serbe ia kthen reagimin Haradinajt me ironi në gjuhën shqipe.
“Mos u mërzit për gjuhën angleze, se di të flas më mirë se ti shqip”, shkroi Vujiçiq.
Pas kësaj, Haradiaj e ka përgëzuar deputeten serbe për përgjigjen në shqip.
“Bravo Danijela, shqipja – gjuha më e bukur në botë”, ka shkruar Haradinaj.