Live

Dëborë dhe shi në Qarkun e Korçës, të gjitha akset rrugore të kalueshme

08:59 / 22 Janar 2023

Nga Kosova Live

Në Qarkun e Korçës gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore me intensitet të ulët.

Korrespondentja e Klan News, Daniela Zisi raporton se në Dardhë, trashësia e dëborës ka arritur në 10 centimetra, ndërkohë që në aksin turistik qarkullohet normalisht.

Të gjitha akset në qarkun e Korçës janë të kalueshme dhe nuk shfaqen probleme në bllokimin e rrugëve.

Temperatura minimale në Qarkun e Korçës arrin -2 gradë Celsius./tvklan.al

Shpërndaje në

U Kopjua