Live

Deficiti buxhetor në ShBA më i larti në shtatë vjet

10:43 / 28 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Qeveria e Shteteve të Bashkuara e mbylli vitin fiskal 2019 me deficitin buxhetor më të madh në shtatë vite, ndërkohë që rritjet e faturave tatimore nuk krahasoheshin me shpenzimet e mëdha dhe pagesat e shërbimit të borxhit.

Sipas Departamentit të Thesarit, është hera e parë që prej fillimit të viteve ’80-ta që deficiti buxhetor rritet për katër vite radhazi. Shifra reflekton buxhetin e dytë të plotë nën presidentin Donald Trump..

Deficiti në Shtetet e Bashkuara u zgjerua në 984 miliardë dollarë, që është ekuivalent me 4.6 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto, ku vitin e kaluar kjo regjistroi një hendek prej 779 miliardë dollarë apo në 3.8 për qind të Produktit të Brendshëm, shkruan Scan.

Të ardhurat nga faturat tatimore u rritën me 4 për qind në 3.5 trilionë dollarë, por zërat dalës patën rritje me 8.2 për qind në 4.4 trilionë dollarë. Në vitin 2009, deficiti arriti kulmin prej 1.4 trilion dollarë, ndërkohë që administrata e Barack Obama dhe Kongresi ndërmorën masa emergjencë për të ndihmuar sistemin bankar gjatë krizës financiare.

Deficiti vjetor u reduktua në 585 miliardë dollarë në fund të mandatit të dytë të Barack Obama dhe republikanët e kritikuan presidentin për mos reduktimin sa ç’duhet, ku që prej atëherë, hendeku është rritur ndjeshëm kryesisht prej sistemit tatimor republikan.

Shpërndaje në

U Kopjua