Live

Dëgjon muzikë shqipe, Rita Ora zbulon playlistën e këngëve të preferuara nga artistët shqiptarë

16:33 / 19 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Rita Ora ka ndarë me miliona ndjekësit e saj këngët e saj të preferuara shqiptare.

Për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës ajo ka bërë një playlist të këngëve shqiptare.

Në ‘Spotify’ ajo ka radhitur disa këngë, ku e para e listës është e saja, e më pas vjen kënga e Ava Max, Bebe Rexhës e në listë është dhe Dua Lipa.

Këngëtarët shqiptarë të preferuar të Ritës janë: Era Istrefi, Finem, Kida, Dafina Zeqiri, Ledri Vula, Nora Istrefi, Dhurata Dora, 2Ton, Ylli Limani e të tjerë.

Shpërndaje në

U Kopjua