Live

Deklarohen nga Vetëvendosje: Nuk e votojmë tërheqjen e Trustit

14:10 / 16 Janar 2023

Nga Kosova Live

Nga Vetëvendosje janë deklaruar edhe njëherë se nuk do të votojnë pro tërheqjes së mjeteve financiare nga Trusti.

Kështu po deklaron Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila

Ajo pas mbledhjes së kryesisë theksoi se të mërkurën do të shqyrtohen projektligjet nga seancat e kaluar, kurse të enjten do të jetë në rend dite tërheqja e trustit.

Për këtë të fundit, ajo tha se Grupi Parlamentar i VV-së nuk e mbështet.

“Këtë javë do të janë dy seanca një të mërkurën me vazhdimin e pikave të pa përfunduar nga seancat e kaluara. Të etjen fillojmë një seancë të re të sezonit pranveror, ku do të jetë edhe shqyrtimi për tërheqjen e trustit”, tha ajo.

“Qëndrimi i grupit të VV-së janë të qarta ne nuk e kemi mbështetur tërheqjen nga trusti, sepse konsiderojmë që në aspektin ekonomik do të këtë efekt negativ dhe afatgjatë në ekonomi”, tha ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...