Është publikuar fotoja e policit që ushtroi dhunë ndaj ish-zyrtarit të lartë Petraq Milo.

Personi në foton e mësipërme është Dragan Shqekiq, njeriu i cili shkeli çdo ligj dhe të drejtat ndërkombëtare, duke dhunuar barabarisht në sy të familjes Petraq Milon, këshillatarin e ish-presidentit Ilir Meta, kur ishte ende në detyrë.
Milo është nxjerrë me forcë nga makina dhe është dhunuar nga efektivi malazez, ndërsa priste në radhë.
Një veprim i paprecedentë dhe i dënueshëm ndaj një qytetari i cili respekton ligjin dhe rregullat.