Live

Del fotoja e policit malazez që dhunoi në sy të familjes ish-zyrtarin e lartë të Shqipërisë

17:31 / 22 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Është publikuar fotoja e policit që ushtroi dhunë ndaj ish-zyrtarit të lartë Petraq Milo.

Personi në foton e mësipërme është Dragan Shqekiq, njeriu i cili shkeli çdo ligj dhe të drejtat ndërkombëtare, duke dhunuar barabarisht në sy të familjes Petraq Milon, këshillatarin e ish-presidentit Ilir Meta, kur ishte ende në detyrë.

Milo është nxjerrë me forcë nga makina dhe është dhunuar nga efektivi malazez, ndërsa priste në radhë.

Një veprim i paprecedentë dhe i dënueshëm ndaj një qytetari i cili respekton ligjin dhe rregullat.

Shpërndaje në

U Kopjua